Presidenti Ilir Meta ka pritur në Presidencë, themeluesen dhe drejtuesen e organizatës për të drejtat e fëmijëve “Them Before Us”.

Meta shkruan, se si publiciste dhe aktiviste në vende të ndryshme të botës, zonja Faust është një avokate në mbrojtje të fëmijëve dhe familjes.

“Familja është djepi ku rritet brezi i ri e ku forcohen edhe më shumë vlerat, traditat dhe zakonet tona kombëtare”, shkruan Meta.

Postimi i Ilir Metës:

Kënaqësi të prisja sot znj. Katy Faust, themeluesen dhe drejtuesen e organizatës për të drejtat e fëmijëve “Them Before Us.” Si publiciste dhe aktiviste në vende të ndryshme të botës ajo është një avokate e përkushtuar në mbrojtje të drejtave të fëmijëve dhe familjes.
Pres me padurim të lexoj librin e saj “Ata para nesh: Pse na duhet një lëvizje ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve”, pasi fëmijët janë pasuria jonë më e shtrenjtë dhe e ardhmja e Shqipërisë.
Familja është djepi ku rritet brezi i ri e ku forcohen edhe më shumë vlerat, traditat dhe zakonet tona kombëtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb