Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në një takim ambasadorin e ri të Belgjikës Frèdèric Meurice.

Meta shprehet se Shqipëria mirëpret një prani më të madhe të investitorëve belg në vend.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Ambasadori i Belgjikës, Frèdèric Meurice i paraqet Letrat Kredenciale presidentit Meta

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Belgjikës në Shqipëri, Frèdèric Meurice, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Pasi e uroi për përmbushjen me sukses të detyrës së tij, Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit.

Kreu i Shtetit u shpreh se mirëpresim një prani më të madhe të investitorëve belgë në Shqipëri.

“Jam i binbur, – tha Presidenti Meta, “që urë shumë e rëndësishme në bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona, do të jetë edhe komuniteti shqiptar në Beligjikë, që falë edhe punës së institucioneve belge është integruar me sukses në jetën dhe shoqërinë vendase.”

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb