Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në një takim z.Mark Gjonaj, Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju-Jork, i cili shoqërohej nga disa përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Meta, duke shprehur mirënjohjen për kontributin e jashtëzakonshëm të diasporës shqiptare në SHBA, në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditave shqiptare, si dhe për forcimin e lidhjeve dhe të marrëdhënieve të shkëlqyera me popullin e institucionet amerikane, vlerësoi kontributin konkret të z.Gjonaj në këtë drejtim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Presidenti Meta shprehu besimin se z.Gjonaj, si një përfaqësues dinjitoz i komunitetit tonë në Amerikë do të vijojë angazhimin e tij të palodhur për çështjen shqiptare, veçanërisht duke ndikuar në një vëmendje më të madhe të administratës amerikane për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, por edhe në sfidat euro-atlantike që po kalojnë shqiptarët në rajon.

“Takim i ngrohtë e vëllazëror me Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut e përfaqësues dinjitoz i diasporës sonë të dashur në Amerikë. Mirënjohje për kontributin e tij të spikatur si veprimtar i palodhur i çështjes shqiptare.????”, shkruan Meta në “Facebook”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb