Kreu i Partisë së Lirisë ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët në Korçë.

Meta ka prezantuar drejtuesit e listës së anëtarëve për Këshillin Bashkiak të Korçës, si Dr.Suela Dinellari, pedagoge në Universitetin Fan S. Noli, si edhe Ismeralda Seidollin.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka ndarë një foto, teksa ka shkruar se i bindur se zëri i pedagogëve dhe intelektualëve do të jetë më i fortë se asnjëherë më parë.

“Kënaqësi të prezantoja sot drejtueset e listës të anëtarëve për Këshillin Bashkiak të Korçës, Dr.Suela Dinellari, pedagoge në Universitetin Fan S. Noli, si edhe Ismeralda Seidollin drejtuesen e talentuar të LRI.

Jam i bindur se zëri i pedagogëve dhe intelektualëve të Korçës do të jetë më i fortë se asnjëherë në Këshillin e ri të Bashkisë dhe padyshim se përfaqësimi i rinisë korçare do të jetë mbizotërues përmes këshilltarëve tanë të rinj që nuk e ndërrojnë Korçën e tyre të dashur ku ata do të jenë zotër duke nisur nga 14 Maji!”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: