MAQEDONI- Në vijim të vizitës së tij në Maqedoni, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta vizitoi Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Në këtë vizitë, Kryetari i Kuvendit, z. Meta shoqërohej nga z. Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit si dhe nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Xhakolli Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Maqedoni, Fatmir Toçi, Luan Rama dhe Piro Kapurani.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit u ndal në kafeterinë “Libraria e Çarshisë”, ku bashkëbisedoi me disa shqiptarë, të cilët kishin ardhur për të mirëpritur z. Meta në këtë vizitë tijën në Maqedoni.

Kryetari Kuvendit u njoh më nga afër me problemet që kanë shqiptarët e Maqedonisë dhe u njoh me nismat e ndërmarra për përmirësimin e kushteve.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: