Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, është takuar me Arqipeshkvin e Tivarit, Imzot Rrok Gjonlleshaj.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Meta ndan foto ku shihet pranë Gjonlleshajt dhe shkruan se ka mirëpritur dhuratën e bërë nga ai, “Monografinë e Arqipeshkvisë së Tivarit”, një nga botimet krishtere më të vjetra në rajonin tonë.

“Një rikthim i shumëpritur në Tivar, ku si përherë është kënaqësi të takohem dhe të bisedoj ngrohtësisht me Arqipeshkvin, Imzot Rrok Gjonlleshaj.
E vlerësoj dhuratën e tij, “Monografinë e Arqipeshkvisë së Tivarit”, një botim voluminoz kushtuar njërës prej organizimeve kishtare më të vjetra në rajonin tonë, që mezi pres ta lexoj”, shkruan Meta.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb