Pas kthimit në Kuvend të disa ligjeve të mazhorancës për rrugët, Presidenti Ilir Meta ka vendosur të shkëpusë vëmendjen nga politika dhe të ndajë me ndjekësit e tij në “Facebook” një moment ndryshe.

Prej disa ditësh, Meta ka nisur pushimet e verës, teksa ka zgjedhur sërish ngjitjen në male.

Sot, Kreu i Shtetit ka ndarë një foto nga mali me miqtë virtualë, ndërsa shfaqet në krah të aktorit dhe gazetarit kosovar, Ermal Panduri.

Përbri fotos, Meta jep edhe një mesazh të shkurtër, teksa shkruan: “Kënaqësi e dyfishtë sot të isha jo vetëm në mal por edhe me Ermalin”.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb