TIRANE- Kreu i LSI ende në detyrë, Ilir Meta në një dalje publike nga selia e forcës që drejton bëri të ditur emrat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë për zgjedhjet e 18 qershorit.

Meta pohohi se në vend të tij do garojë në Tiranë Luan Rama. “Sikurse u bë e ditur sot paradite, ka qenë përgjegjësia ime si kryetar i LSI për të drejtuar procesin e përgatitjeve për zgjedhje dhe njëkohësisht dhe listave të kandidatëve për deputet të LSI në zgjedhjet e ardhme, pas mbledhjes së Kryesisë, kam kënaqësinë që tju bëjë të ditur listën e kandidatëve dhe kandidatëve të LSI për qarkun e Tiranës.”, tha ai.

Lista e kandidatëve të LSI-së në Tiranë
Lista e kandidateve te LSI

Lista e kandidateve te LSI


PYETJE NGA GAZETARET
Nga nesër do filloni përpjekjet dhe me zotin Basha?

Unë kam bërë të gjitha përpjektë e mija për këtë çështje dhe shpresoj që dhe aktorët e tjetër të angazhohen maksimalisht, nga presidenti Nishani, i cili vazhdon të jetë në detyrë deri në 24 korrik. Edhe nga kryeministri Rama dhe gjithë faktorët e tjerë. Do bëjmë çdo gjë që vendi të eci drejt një procesi normal zgjedhor. Për këtë duhet kontributi i të gjithëve.

Po për listën me deputetët e rinj të LSI, ç’mund të na thoni?
Për listën unë kam qenë dhe jam optimist. Jam i bindur dhe të rimarr dokumentin për LSI-në.

Qarqet ku do fokusohet LSI më shumë?
Nuk e besoj zoti Braimllari mund t’ju japë më shumë informacione pas nuk jam marrë shumë me qarqet. Zoti Panariti do drejtojë listën e qarkut të Korçës, meqenëse është nga Panariti, mes të tjerash.

Bylykbashi ka pohuar se afati ligjori ka mbaruar në mesnatë. Cili është komenti juaj mbi datën? A është legjitime data e sotme?
Kjo nuk është pyetje për mua, është pyetje mjaftë teknike. E zgjidhin institucionet. Në çdo rast PD është e vullnetshme t’i qëndrojë propozimeve të ndërkombëtare, do bëjë çdo gjë që të implementohet. Unë jam personi i gabuar për çështje teknike. Do kemi mundësi që të takohemi dhe në ditët në vijim.

PD kërkoi dhe marrëveshje gjithëpërfshirëse a do jeni dhe ju?
Kjo marrëveshje është ofruar prej disa ditësh. Shpresoj që të ketë reflektim dhe vendi të hyjë në një proces normal. Nesër edhe më shumë sesa sot, pasi nesër nuk do jem më kryetar i LSI. Kjo bëhet për të mirën e fëmijëve tanë, pro edhe për të treguar se kemi përfituar shumë nga gabimet e këtyre 27 viteve të tranzicioni.

Gjithmonë keni qenë i sigurt në numrin e dhënë të deputetëve fitues të LSI…
Nuk dëshiroj të hyjë në komente të tilla. Por nuk jam dakord me një titër të Vasilit, pasi me apo pa Metën, LSI do vazhdojë. Unë them se do ketë rritje. Politika jonë nuk duhet të futet në konflikte dhe egoizëm të pamerituara. Faleminderit dhe ju uroj gjithë të mirat.
(ed.me/e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: