Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka publikuar një video nga takimi i djeshëm i udhëheqësve të procesit të ‘’Brdo-Brijunit’’ ku shihet në krah të homologes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Meta thekson se Shqipëria do të mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese.

Po ashtu ai thotë se vizat janë një e drejtë ende e mohuar e shqiptarëve të Kosovës dhe liberalizimi i tyre duhet të bëhet pa vonesa të mëtejshme.

 

STATUSI NGA ILIR META

Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Europian, pa vonesa të mëtejshme, është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj. ??❤️??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb