Presidenti Ilir Meta e bashkeshortja e tij Monika Kryemadhi kanë publikuar në “Facebook” një video të shkëputur nga një dasmë e një familje, në Nikaj-Mërtur.

Në ritmet e muzikës patriotike, Meta i uron qytetarëve një fundjavë të mbarë, ndërsa i uron çiftit Monda dhe Marku një jetë të lumtur.

“Ju uroj një fundjavë të mbarë me këtë atmosferë festive, sot nga një dasmë e jashtëzakonshme e një familje patriotike të Nikaj-Mërtur! Të trashëgohen Monda dhe Marku!  Të gëzohen dhe të shtohen shqiptarët kudo!”, shkruan Meta bashkangjitur videos së publikuar.

Me të njëjtin urim ka postuar dhe bashkëshortja e Kreut të Shtetit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ajo ka postuar një video në Instagram shkëputur nga Vallja e Tropojës gjatë dasmës në Nikaj-Mërtur.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Monda dhe Marku sot kurorëzuan dashurinë e tyre me traditat e mrekullueshme shqiptare! Qofshin të lumtur përjetë!

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: