Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar sot një video të veçantë, përshëndetja e Ansi Agollit me tifozët në ditët e fundit në ekipin e Azerbajxhanit.

Kreu i Shtetit rrëfen edhe mbresat e takimit të tij me Agollin pak ditë më parë në Baku, ku ndodhej për një vizitë zyrtare.

“Pak ditë më parë pata kënaqësinë të ritakohesha në Baku, me futbollistin tonë të shquar, Ansi Agolli. Ndryshe nga herët e tjera, ai ishte shumë i emocionuar pasi ishin ditët e fundit të tij, pas 10 vitesh kontribut, si titullar i ekipit më të mirë të Azerbajxhanit, Karabagut. Jo vetëm unë, por cilido që në Baku është prezantuar si shqiptar, jam i bindur se ka dëgjuar fjalët më të mira për Ansi Agollin, i cili ka qenë edhe ambasadori ynë më i mirë atje. Duke i uruar Ansit suksese të mëtejshme në karrierën e tij të shkëlqyer sportive, kam kënaqësinë të ndaj me ju disa momente të lamtumirës së tij me ekipin kampion dhe fansat e tij”, shkruan Presidenti Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb