TIRANE

Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri Rama kishte edhe një apel për Presidentin Ilir Meta. Duke iu përgjigjur me të njëjtën moto sikundër Meta ka ndaj tij, Rama apeloi kreun e shtetit të reflektojë e të mbledhë veten sic tha ai brenda kornizave që ia lejon kushtetuta. Ndër të tjera kreu i qeverisë apeloi deputetët e pranishëm në sallë, të votojnë ngritjen e komisionit hetimor për Presidentin e Repulikës.

“Duke iu bërë apel të gjithë deputetëve ta votojnë ngritjen e komisionit hetimor, i bëj edhe një thirrje publike Ilir Metës, të reflektojë e të mbledhë vetenbrenda kornizave që ia lejon kushtetuta. Të ndërpresë cdo sulm nga shba e be të ndërpresë cdo sulm ndaj parlamentit, të ndërpresë aktivitetin e paligjshëm kundër Republikës, sic e urdhëron kushtetuta e jo zërat e përbrendshëm. Të ndalë edhe keqpërdorimin e figurave historike, po kjo mbetet një vërejtje miqësore. “ përfundoi Rama fjalën e tij në Parlament.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb