“Nuk duhet lejuar të ndodhin më prishje të trashëgimisë historike e kulturore. Na mjaftojnë kujtimet e hidhura të kazmave të komunizmit të vitit 1967!”.

Ky ka qenë mesazhi i presidentit Ilir Meta sot nga Kavaja. Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit teksa ka nxjerrë disa foto nga Xhamia Kubelie, e ndërtuar në vitet 1700, theksoi se është një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike e kulturore.

  • foto galeri
  • foto galeri

MESAZHI I METËS
Xhamia Kubelie në Kavajë e ndërtuar në vitet 1700 është një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike e kulturore, që për fat të keq provoi kazmën e regjimit diktatorial në vitin e zi 1967, si shumë objekte të tjera kulti.
Fatmirësisht nga ajo masakër kanë shpëtuar disa kolona, dëshmi se si arroganca e një pushteti mund të sjellë dëme të pariparueshme në çdo kohë për trashëgiminë tonë kombëtare e kulturore.
Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të ndërgjegjshëm për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit tonë, sepse çdo humbje është jo vetëm e parikuperueshme por edhe një cenim i identitetit tonë kombëtar, që nuk duhet lejuar të ndodhë më.
Na mjaftojnë kujtimet e hidhura të kazmave të komunizmit!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: