Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka ftuar sërish Edi Ramën për një debat të drejtpërdrejtë me të.

Ai i kujton debatin për OFL teksa kërkon ditën, orën, studion dhe gazetarët kur do të ballafaqohen.

Sot u duk se Rama u step për një debat me Metën pasi i kërkoi të dinte kush ishte kryetar i LSI dhe opozitës. Më tej do e shihte të arsyeshme një debat. Po ashtu Rama nuk nxori asnjë provë në Asamblenë e PS që Meta të ishte takuar me ndonjë subjekt të OFL.

Por në fund Meta shkruan edhe një shprehje me nënkuptin ”Malet tona më të larta.”

”O shoku, ku e lamë debatin për OFL? Në cilën ditë, orë, studio dhe gazetarë?

Malet tona më të larta!”- shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: