TIRANE

Ndërsa parlamenti diskuton për shkarkimin e tij, e kryedemokrati Basha thotë se vendi është në prag të një grushti shteti, kreu i Shtetit, Ilir Meta thyen heshtjen e apelon palët për reflektim e përgjegjësi.

“Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë!” shkruan Meta në një postim në facebook, ndërsa apelon të mos humbasin shansin për të hedhur një hap përpara drejt Europës.

“Të mos humbasim këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Europës.Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut. Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Europa!” përfundon Meta statusin e tij.


Postimi i Metës:

Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë!

Të mos humbasim këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Europës.

Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut.

Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Europa!????

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: