Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulëta, krahasuar me vendet e rajonit. Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit theksoi se shkak është pasi taksat iu vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë.

Sipas Metës, një klimë e mirë biznesi do të thotë më shumë vende të reja pune, më shumë investime dhe në shumë zhvillim.

MESAZHI I METËS
Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulëta, krahasuar me vendet e rajonit.
Arsyeja është e thjeshtë: taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë.
Bizneset nuk mbështeten njësoj, ndaj investitorët largohen.
Të forcojmë ekonominë duke luftuar pabarazinë, korrupsionin dhe klientelizmin politik!
Një klimë e mirë biznesi do të thotë më shumë vende të reja pune, më shumë investime, më shumë zhvillim.
Të ndihmojmë biznesin, për të ndalur shpopullimin! ??

141202538 3703184716394441 1082920219634310168 O
141202538 3703184716394441 1082920219634310168 O

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb