TIRANE

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu. Përmes një postimi në “Facebook”, Kreu i Shtetit e cilëson kënaqësi të veçantë momentin takimin me Bregun ndërsa shprehet se puna e saj do të jetë një sukses. Meta nuk kursen edhe mbështetjen për të  dhe  për projektetet që nxisin ndërlidhjen dhe pajtimin rajonal.

51308464 2113308555382073 2095748396097732608 N

“Kënaqësi e veçantë të takohesha me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu. Suksesi i punës së saj do të jetë sukses i #RCC dhe i bashkëpunimit rajonal. Mbështetje të plotë projekteve që nxisin ndërlidhjen dhe pajtimin rajonal”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb