MAQEDONI E VERIUT

Presidenti Ilir Meta i pranishëm sot në Shkup në betimet e Presidentit Stevo Pendarovskit ka zhvilluar një takim kokë me kokë me homologun bullgar, Rumen Radev. Përmes një postimi në “Facebook”, Meta ndan edhe detaje nga ky takim ndërsa shprehet se është i bindur për marrëdhëniet premtuese mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

“Një takim i ngrohtë sot në Shkup me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Të bindur për të ardhmen premtuese të marrëdhënieve mes dy vendeve e popujve tanë. Me shumë impakt në këtë drejtim, konkretizimi i projektit të Korridorit 8. E falenderova për mbështetjen e fortë ndaj perspektivës europiane të vendit tonë.
Pres të takohemi së shpejti në Tiranë.”-shprehet Meta.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb