Presidenti i Republikës Ilir Meta, në kuadër të takimeve të “Forumit të Lirisë Ballkanike” ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Meta thekson se në këtë takim ndanë të njëjtin vlerësim se institucionet e të dy vendeve duhet të rrisin kapacitetet dhe të koordinohen në luftën e përbashkët kundër trafikut të qenieve njerëzore.

Statusi:

Në kuadër të punimeve të “Forumit të Lirisë Ballkanike” zhvillova sot një takim të ngrohtë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila na nderoi me pjesëmarrjen e saj.

Ndamë të njëjtin vlerësim se institucionet e të dyja vendeve, veçanërisht ato ligjzbatuese, duhet të rritin kapacitetet dhe të koordinohen më mirë në luftën e përbashkët kundër trafikut të qenieve njerëzore, si dhe çdo lloj trafiku tjetër, që kërcënon sigurinë kombëtare.

Tepër i domosdoshëm edhe shkëmbimi i eksperiencave për mbrojtjen ligjore efektive, për të gjitha viktimat e trafikimit, duke u ofruar atyre më shumë akses dhe ndihmë të pakushtëzuar.

Ilir Meta

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb