Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës në Maltë është takuar me presidenten e Kosovës Vjosa Omsani.

Në një reagim në ‘Facebook’ Meta shprehet se Kosova në NATO është një përgjigje në të mirë të paqes , stabilitetit , sigurisë dhe zhvillimit.

Statusi:

Si gjithmonë, shumë i lumtur të takohesha në Maltë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe të shkëmbenim opinione mbi marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve dhe vullnetin për t’i pasuruar ato më tej.

Ritheksuam sa jetike janë vizioni i përbashkët dhe vlerat euro-atlantike që ndan Shqipëria dhe Kosova në këto momente sfidash rajonale, europiane dhe botërore.

Kosova sa më parë në NATO, një përgjigje në të mirë të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit.

Meta

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb