Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley, dhe Drejtoren Ekzekutive të UNICEF, Henrietta H. Fiore.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë Kreu i Shtetit Shqiptar, i cili publikon një foto në faqen e tij të “facebook” me dy zyrtarët e lartë ndërkombëtarë, me të cilët, thekson se ka diskutuar për programe për kujdesin e fëmijëve.

“Kënaqësi të takoja David Beasley, Drejtorin Ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit dhe Henrietta H. Fiore, Drejtoren Ekzekutive të UNICEF-it, dhe të diskutonim për programe për kujdesin e fëmijëve në veçanti”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb