TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar ish-Presidentin e Francës Nicolas Sarkozy me të cilin ka ndarë vlerësimin për marrëdhëniet mes dy vendeve. Kreu i Shtetit i ka shprehur ish-presidentit francez mirënjohje për mbështetjen që Franca ka dhënë për vendin tonë.

“Vlerësoj marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve tona. Mirënjohje për mbështetjen e gjithanshme që Franca ka dhënë ndër vite, në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Në rrugëtimin e saj europian, Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek Franca”, ka thënë Presidenti Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb