TIRANE– Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka pritur sot në një takim Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Tadateru Konoe. Ndërsa e falënderoi për kontributin e jashtëzakonshëm të Kryqit të Kuq në Shqipëri në vite, Meta u ndal tek zhvillimet në vendin tonë.

Më tej, Meta duke vlerësuar misionin fisnik dhe punën e jashtëzakonshme të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në botë, vuri në dukje se Kuvendi inkurajon rolin aktiv të organizatës në mbështetje të çështjeve humanitare që kërkojnë vëmendje në Shqipëri e në rajon.

Më herët, kreu i Kuvendit priti në një takim edhe Kryetarin e Bashkisë së Palermos, Leoluca Orlando.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb