Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me të cilin ka diskutuar rreth sfidave dhe rrugës euroatlantike të Kosovës dhe Shqipërisë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Kreu i Shtetit thekson se temë diskutimi me Hazirin ka qenë edhe pasojat e pandemisë së koronavirusit me afrimin e pikut të sezonit turistik.

“Mikprita sot kryetarin e Komunës së Gjilanit, z.Lutfi Haziri. Në bisedën e hapur ndamë mendime rreth sfidave dhe rrugës euroatlantike të Kosovës dhe Shqipërisë, duke u ndalur veçanërisht në domosdoshmërinë e tejkalimit sa më të shpejtë dhe të lehtë të pasojave të pandemisë COVID-19, me afrimin e pikut të sezonit turistik.
I përcolla përshëndetjet më të përzemërta vëllazërore për të gjithë bashkëqytetarët e mi të Gjilanit. ??❤️??”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb