TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot me shkrimtarin e poetin shqiptaro-frankofon Skënder Sherifi, të cilin e vlerëson si një nga shkrimtarët më mbresëlënës të kohës.

Meta shkruan se ai është përfaqësues i denjë i shkrimtarëve shqiptarë që zhvillojnë karrierën jashtë Atdheut.

“Ishte kënaqësi të takoja sot shkrimtarin dhe poetin e njohur shqiptaro-frankofon, Skënder Sherifi, i cili më dhuroi librin e tij të fundit “Love Songs”.

Skënder Sherifi është përfaqësues i denjë i shkrimtarëve shqiptarë, që zhvillojnë karrierën e tyre jashtë Atdheut. Me krijimet rreth natyrës njerëzore dhe me forcën e vargjeve të tij, ai renditet përkrah shkrimtarëve të tjerë më mbresëlënës të kohës.

Skënder Sherifi mbetet gjithmonë i lidhur ngushtësisht me Shqipërinë dhe bashkatdhetarët e tij dhe ky libër me 100 poezi është dhurata më e re për publikun dhe artdashësit shqiptarë”, shkruan Presidenti Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb