TIRANE

Presidenti  Ilir Meta i pranishëm  sot në konferencën “Sfidat e sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në epokën e tranzicionit euroatlantik”  është shprehur se e vetmja zgjidhje për bashkëjetesë është respektimi i standarteve europiane për pakicat.

Meta, më tej shprehet se  pavarësisht se qindra mijëra njerëz u vranë ende asnjë centimetër kufi nuk ka ndryshuar.

“Në Ballkan çdo komb është diku shumicë dhe diku pakicë. E vetmja zgjidhje është bashkëjetesa dhe respektimi i standardeve europiane për pakicat. Ne e dimë shumë mirë se çfarë ka ndodhur në Ballkan. Qindra mijëra njerëz u vranë dhe asnjë centimetër kufi nuk u ndryshua.”-shkruan Meta.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb