Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka bë rë thirrje qytetarëve të Vlorës të refuzojnë e denoncojnë çdo tentativë dhe ofertë për blerje votash.

Meta ka kërkuar nga ata të qëndrojnë fort ndaj çdo presioni, dhe të zgjedhin veçanërisht më 25 prill kandidatët që e luftojnë më shumë korrupsionin.

Për Presidentin ka vetëm një interes që është Vlora, teksa ka deklaruar se nuk ka dyshime për blerje votash por një inkurajim publik nga vetë kryeministri Rama, referuar rastit të bisedës me Gjiknurin.

ILIR META: Unë i ftoj të gjithë qytetarët e Vlorës, sidomos të rinjtë e të rejat, të nxitojnë drejt kutive të votimit më 25 prill. Të votojnë që vendi të rihyjë në shinat e demokracisë, të votojnë t’i japim shpresë të rinjve që të jetojnë dhe të punojnë këtu në Vlorë të mrekulleushme dhe Shqipëri.

I ftoj qytetarët e Vlorës, të rinjtë e të rejat të refuzojnë dhe denoncojnë çdo ofertë për blerje votash, të qëndrojnë fort ndaj çdo presioni, përpjekje për të shantazhuar e zhvlerësuar votën e lirë.

I ftoj qytetarët t votojnë për kandidatet dhe kandidatët që luftojnë më shumë korrupsionin, dhe jo që bëjnë gjasme. Korrupsioni, kapja e shtetit, kapja e institucioneve qendrore e vendore, me banditi e importuar nga Astiri, që ka ardhur për presion e blerje votash, ky është problemi kryesor pse largohen të rinjtë.

Të mbështesin kandidatët që denoncojnë korrupsionin, dhe do kemi një Vlorë më të drejtë, një Shqipëri më të mirë. Dhe një Vlorë më të begatë.

PYETJA: Skraparin e keni lënë jashtë vëmendjes?

META: Unë kam qenë në Vlorë, gjatë aktiviteteve, së pari, së dyti Vlora është e të gjithëve, edhe e çdo Presidenti, aq më tepër i një Presidenti nga Skrapari, dhe nga Çepani që ka sjellë një çetë më vete.

Do të vij më shpesh, edhe pse pushimet sivjet mund t’i kalojmë së bashku.

S’ka dyshime, ka lidhje publike e inkurajim nga kryeministri. Përveç fakteve që i keni të gjithë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb