TIRANË 

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat kishte një thirrje edhe për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Meta theksoi se policët duhet të ndëshkojnë krimin zgjedhor. Kreu i shtetit tha se policët duhet të mos lejojnë që të përdoren, sii në zgjedhjet e Dibrës dhe të Shijakut.

“Kam një thirrje për policinë. Të tregojë integritet, të mos përdoret si në zgjedhjet e Dibrës dhe të Shijakut. Policia të hetojë çdo krim zgjedhor. Çdo funksionar publik të mos intimidojë njerëzit.

Çdo formë për të marrë votën  me shantazh sjell përdhosje të dinjitetit. Refuzoni urdhrat politikë të shefave, se populli do ju ndëshkojë. Drejtësia të veprojë për të parandaluar fenomene negative”, deklaroi Meta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: