Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët se Presidenti ndodhet në një situatë të rëndë dhe duhet t’i kërkojë ndihmë.

Meta tha se nuk për çfarë t’i kërkojë ndihmë Ramës, pasi nëse do kishte probleme shëndetësore do të shkonte te doktori, ndërsa për piktura, ka mjaftueshëm te zyra e tij.

“Po të kem problem shëndetësor shkoj te doktori, askush s’mund të më japë ndihmë më të madhe se ai. Nevojë për piktura nuk kam, se ai ka qenë te unë dhe e di që kam shumë piktura. Sa i takon parametrave të mi ato janë gjithnjë e në përmirësim. Vetëm këtë fundjavë pata kënaqësinë të realizoja mbi 50 km në këmbë dhe jam gati për majën më të lartë të Shqipërisë, se nuk dua të largohem nga vend, për majën e Korabit. Nëse e ka me dëshirë të na bashkangjitet, kjo është e mrekullueshme. Ai ka vështirësi në malet e Tropojës, por në malet e Dibrës e ka më të lehtë”, tha Meta.

Gjithashtu, Meta i dha përgjigje dhe deklaratës ironike të Ramës se nuk do të dilte me rroba banje për të sulmuar ambasadën e SHBA. Kreu i Shtetit tha se nuk realizohet integrimi me lobingje dhe qoka, por janë disa kritere të Kopenhagenit, që nuk mund të ndryshojnë.

“Nuk realizohet integrimi as me lobingje, as me qoka, janë disa kritere të Komenhagenit që nuk kanë ndryshuar dhe s’do të ndryshojnë, sepse ditën që do ndryshojnë, s’do ketë më Evropë të bashkuar, pavarësisht se ka thika pas shpine. Shqiptarët asnjëherë s’do bëhen pjesë e këtyre përpjekjeve, sepse interesi përputhet me interesin e Evropës”, u shpreh Presidenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: