TIRANE

Presidenti Ilir Meta foli sot në një intervistë ekskluzive për drejtorin e Informacionit dhe gazetarin Robert Rakipllari të News24 lidhur me situatën në vend pas rasteve me koronavirus.

Ndërsa kërkoi bashkëpunim dhe transparencë, Meta tha se edhe ai vetë i është nënshtruar testit për COVID19, në të cilin ka rezultuar negativ.

”Unë vetë kam bërë testin, për arsye se mora një informacion që kisha qenë në një palestër, ku kishte rezultuar dikush, një qytetar, që unë e njihja, por që nuk ia kisha dhënë dorën, kishte qëlluar rastësisht.

Unë u informova që kishte rezultuar me koronavirus dhe atëherë ishte detyra ime, jo thjeshtë për të mbrojtur veten time, por edhe bashkëpunëtorët apo për të verifikuar nëse unë kisha patur një virus të tillë.

Ndërkohë që unë i kisha dhënë dorën më parë dhe shumë të tjerëve, përfshi dhe drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët janë çdo ditënë vijën e parë të kësaj beteje.

Duhet të shprehim mirëkuptimin dhe solidaritetin tonë me të gjithë ata që janë të prekur. Askushnuk duhet të hezitojë, sepse ndoshta ndonjëherë dhe ndjesia jo e këndshme që mund të identifikohesh në publik si bartës i këtij virusi mund t’i çojë njerëzit te frenimi për të bërë testin, për ta pranuar këtë gjë dhe për ta kaluar atë, dhe kjo mund të çojë në pasoja të tjera. Që nga humbja e jetës apo përkeqësimi i shëndetit dhe komplikacionet e ndryshme, që mund ta shoqërojnë për shkak tëproblemeve të tjera shëndetësore që mund të ketë kushdo. Por, edhe deri te rrezikimi i jetës së familjarëve, tëgjyshërve, tëfëmijëve dhe njerëzve tanë më të dashur.”- tha Meta për News24.

Pjese nga Intervista:

Pyetje: Zoti Presidenti, mbase nuk është koha për një bilanc, sepse ju siç e thatë kjo do të jetë një situatë që do të vazhdojë në mënyrëtë pacaktuar. Por unë doja të dija nga këndvështrimijuaj, a janë marr masat e duhura dhe a janë marrë në kohën e duhur ato? E treta dhe më e rëndësishmja, në informacioni tuaj a kemi ne, pra shërbimi ynë spitalor a ka mundësitë për ta përballuar këtë situatë dhe çfarë duhet të bëhet më tepër në këtë aspekt, qoftë siç kërkon Organizata Botërore e Shëndetësisë në rritjen e testeve? Sepse sot kishim një shifër se ka gjashtë mijë telefonata në Urgjencën Kombëtare, ndërkohë që bëhen rreth 40 teste. Pra, nga kjo pikëpamje a kemi mundësitë, kapacitetet për ta përballuar më mirë këtë situatë?

Presidenti Meta: Duhet të kemi parasysh se dhe vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk është se ka patur një vizion të qartë që në fillim për përballimin e kësaj sfide, të cilën dhe ajo me pak vonesë e konsideroi si Pandemi.

Në mënyrë të vazhdueshme ka nxjerrë udhëzime të ndryshme apo të ndryshueshme në varësi edhe me eksperiencat e reja duke qenë se kemi të bëjmë me një virus të ri dhe të panjohur mirë shkencërisht.

Ajo që mund të them është se të gjithë duhet të jemi bashkëpunues, të gjithë duhet të jemi reflektues, sepse është një eksperiencë e re, që asnjëri prej nesh nuk e kishte menduar më parë dhe sigurisht që Shqipëria ka patur disa eksperienca të rëndësishme pozitive në të kaluarën në përballimin e SARS-it apo të gripit të derrit apo të disa fenomeneve relativisht të ngjashme.

Megithatë, ajo që dua të theksoj është, e para mbrojtja e personelit shëndetësor është prioritet mbi prioritetet, sepse jo vetëm ata janë të rrezikuar në çdo sekondë për shkak të profesionit dhe për shkak të kontaktit të parë dhe të vazhdueshëm që kanë me të gjithë personat e infektuar, apo potencialisht të infektuar, pra ende të pakonfirmuar apo të paverifikuar. Kjo e theksoj edhe një herë që është prioritet mbi çdo prioritet, se është një betejë që do vazhdojë gjatë dhe ata do të jenë gjithmonë në vijën e parë të kësaj beteje.

Së dyti, padyshim që testimi është mjaft i rëndësishëm dhe marrja e masave për të patur infrastrukturën e duhur është e domosdoshme për të gjithë ata të cilët kanë shqetësime.

Së treti, mbetet prioritet marrja e masave për terapinë intensive për të gjithë ata gjendja e të cilëve mund të rëndohet, sepse këtu bëhet fjalë, jo thjeshtë për t’i shëruar, po për t’i shpëtuar jetën e tyre, dhe në këtë drejtim unë kam marr garancitë edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe ekipi që po merret me këtë çështje që janë marr masat edhe për sa i takon respiratorëve shtesëedhe për sa i takon posteve shtesë për sa i takon reanimacionit, në mënyrë që në çdo rast të jepet ndihma dhe të shpëtohet çdo jetë e çdo qytetari në vendin tonë.

Ndërkohë, padyshim që jam takuar edhe me përfaqësues të opozitës të cilët kanë një qasje kritike, qëedhe është normale për sa i takon këtij pozicioni opozitar, ashtu sikurse jam i sigurt që edhe vetë përfaqësuesit e qeverisë çdo ditë mendojnë se ka vend për përmirësime, sepse është një eksperiencë e re. Dhe disa nga shqetësimet e tyre ua kam transmetuar edhe përfaqësuesve të qeverisë, dhe është e rëndësishme thellimi i procesit të bashkëpunimit në përballimin e kësaj sfide në interes të përmirësimit të masave parandaluese dhe njëkohësisht të qetësimit, tëruajtjes së një atmosfere sa më pozitive të jetë e mundur në shoqëri në përgjithësi, në familjet tona kudo, sepse paniku në çdo rast nuk është një aleat i mirë, përkundrazi është një kundërshtar që mund të jetë dhe i pamëshirshëm në momente të caktuara. Të gjithë duhet të punojmë për të dhënë këto mesazhe përgjegjshmërie, bashkëpunimi, transparence.

Unë vetë kam bërë testin, për arsye se mora një informacion që kisha qenë në një palestër, ku kishte rezultuar dikush, një qytetar, që unë e njihja, por që nuk ia kisha dhënë dorën, kishte qëlluar rastësisht.

Unë u informova që kishte rezultuar me koronavirus dhe atëherë ishte detyra ime, jo thjeshtë për të mbrojtur veten time, por edhe bashkëpunëtorët apo për të verifikuar nëse unë kisha patur një virus të tillë.

Ndërkohë që unë i kisha dhënë dorën më parë dhe shumë të tjerëve, përfshi dhe drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët janë çdo ditënë vijën e parë të kësaj beteje.

Duhet të shprehim mirëkuptimin dhe solidaritetin tonë me të gjithë ata që janë të prekur. Askushnuk duhet të hezitojë, sepse ndoshta ndonjëherë dhe ndjesia jo e këndshme që mund tëidentifikohesh në publik si bartës i këtij virusi mund t’i çojë njerëzit te frenimi për të bërë testin, për ta pranuar këtë gjëdhe për ta kaluar atë, dhe kjo mund të çojë në pasoja të tjera. Që nga humbja e jetës apo përkeqësimi i shëndetit dhe komplikacionet e ndryshme, që mund ta shoqërojnë për shkak tëproblemeve të tjera shëndetësore që mund të ketë kushdo. Por, edhe deri te rrezikimi i jetës së familjarëve, tëgjyshërve, tëfëmijëve dhe njerëzve tanë më të dashur.

Pyetje: Sigurisht meqë dhatë shembullin personal dolët negativ apo jo?

Presidenti Meta: Po,ishte kontroll i dyfishtë sepse, theksoj edhe njëherë secili nga ne nuk duhet të mendojë vetëm për veten e tij, por duhet të mendojë dhe për të gjithë te tjerët duhet të jemi shumë të vëmendshëm në të gjithë këtë histori.

Padyshim për gjyshërit tanë, për prindërit tanë, që mund të jenë më të rrezikuar edhe për shkak të moshës dhe për shkak të komplikacioneve, sepse kjo është edhe stinë virozash në tërësi, por edhe për fëmijët dhe për të rinjtë se po dalin statistikat të reja që tregojnë se edhe ata janë të kërcënueshëm dhe të rrezikuar.

Pyetje: E gjithë kjo situatë dhe gjendje e vështirë që ju thoni, ka dhe një impakt në ekonominë e vendit apo jo. Opozita në përgjithësi, por edhe faktorë të tjerë të biznesit i kanë kërkuar qeverisë që të kenë një plan shpëtimi ekonomik në këtë rast. Kryeministri ka premtuar që kjo do të ndodhë, po ju si e gjykoni këtë aspekt? Sepse kemi dheqasje të tjera në Europë, si për shembull Kryeministri britanik thotë që nuk e sakrifikon ekonominë e vendit të tij, por thjesht u sugjeron qytetarëve të shmangin pub-et ose grumbullimin në më shumë se 50 veta.

Presidenti Meta: E theksova dhe më parë që në vende të ndryshme kemi qasje të ndryshme.

Megjithatë, për ne prioriteti i parëështë ruajtja e shëndetit tëçdo qytetari dhe kjo fillon nga secili prej nesh si qytetar.

Së dyti, e theksoj është e rëndësishme mbrojtja e personelit të shëndetësisë, të të gjitha niveleve, pra mjekë, infermierë, sanitarë, shofer, të gjithë që janë në vijën e parë të kësaj infrastrukture, të këtij muri mbrojtës për të gjithë shoqërinë tonë.

Së treti, prioritet merr në këtë situatë mbështetja e shëndetësisë dhe ndryshimet edhe në buxhetin e shtetit në radhë të parë për të forcuar të gjithë aksionin në drejtim tëmbrojtjessë shëndetit dhe kuptohet do të kërkohen investime shtesë.

Do të kërkohet një qasje tjetër e menaxhimit tëkësaj situate dhe infrastrukturës shtesë të domosdoshme, për të cilën nuk duhet të kursehemi dhe absolutisht në varësi dhe nga skenarët e ndryshëm, sepse janë disa skenarë për zhvillimin e kësaj beteje në planin e shëndetit publik, duhet të kemi të gjithëskenarët edhe përsa i takon përballimit të efekteve në ekonomi. Jo vetëm qëFMN-ja e bëri të qartëpara disa ditësh, që do të kemi efekte ngadalësuese, ndërkohë që më parë efekte të tilla patëm dhe nga tërmeti.

Por njëkohësisht të gjithë e ndjejmë që efektet do të jenë në shumë drejtime dhe ne duhet të jemi të përgatitur për disa skenarë, të cilët unë shpresoj dhe besoj, që qeveria do t’i bëjë publik së afërmi dhe për këtë e rëndësishme, dhe besoj të jetë dëgjuar zëri i aktorëve të tjerë ekonomikë në vend që kanë shprehur shqetësimet e tyre legjitime.

Kjo është një krizë, është një emergjencë, të cilën do ta përballojmë të gjithë bashkë dhe mënyra më e mirë, por edhe e vetmja, është transparenca dhe bashkëpunimi.

Vende të ndryshme kanë qasje të ndryshme, kanë edhe mundësi të ndryshme. Ne duhet ta kuptojmë që me këtë rast do tëna duhet të marrim më shumë përgjegjësi vetë në përballimin e kësaj situate, pasi njënga partnerët tanë kryesorë, siçështë Italia, është mjaft e goditur, është mjaft e rrezikuar dhe kjo për ne ka, jo vetëm rrezikun e ndikimit të përhapjes së këtij virusi për shkak të lidhjeve të shumta që ne kemi me Italinë, por edhe në planin ekonomik të mos harrojmë që shumica e eksporteve tona shkon drejt këtij vendi, ekonomia e të cilit gjithashtuka marrë një goditje shumë të rëndë në këto javë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb