Presidenti Ilir Meta u shpreh sot në “Open”  në News24 se misioni i tij është kthimi në arenën politike pas përfundimit të mandatit më 24 korrik.

Kreu i shtetit tha se ndër arsyet se përse do të kthehet në politikë, është rikthimi i demokracisë dhe i llogaridhënies.

“Ajo që nuk kam çfarë t’i fsheh publikut është që 25 prilli përcaktoi detyrën time, këtë detyrë mund ta kisha lënë që në 26, por jam betuar mbi Kushtetutë dhe pjesë e betimit është dhe afati, dhe kam bërë shumë mirë që i kam qëndruar, por misioni im është në arenën politike. Përse? Për të rikthyer demokracinë, sepse Parlamenti nuk mund të funksionojë kështu, për të rikthyer llogaridhënien sepse ka rënë, për t’i rikthyer llogaridhënien shqiptarëve, sepse bëhet çdo gjë që të bllokohet referendumi. Që të dëgjohen dhe të shprehen qytetarët përmes referendumit”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb