Presidenti Meta deklaroi sot për mediat nga Malësia e Madhe se iu kishte një borxh shqiptarëve, kthimin e sundimit të popullit përmes referendumit.

“Të kthej sundimin e popullit përmes referendumit, këtë borxh i kam shqiptarëve. Ia kanë hequr çdo mundësi popullit këta, duan vetëm ta shtypin popullin me PPP, banda më drejtorë që dhunohen”, tha Meta.

Ju flisni shpesh për tradhtarët, keni ndonjë emër?

Meta: Do zoti Tao një president të unitetit? Të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit. Më fal, nuk do ta respektojë? Do kemi dekretin, do i kemi të gjitha gjërat e sqaruara sipas të gjitha akteve të OSBE e Këshillit të Europës, nuk duan? Pastaj Presidenti do jetë i gjithë shqiptarëve dhe socialistëve që nuk e pranojnë këtë poshtërim nga një sekt, për kushtetutën e 98, për çështjen e Kosovës, ta dinë mirë që Shqipëria ka patur dhe do të ketë një rilindje: Atë të ‘Petro Nini Luarasit’ që e la amanet gjakun tim mblidheni dhe bëjeni bojë që të shkruajnë gjuhën shqipe.

Kjo farë e keqe që e shpiku këtë farë rilindje do e marrin përgjigjen, le të tmerrohen nga vlerësimi i heronjve. Ata janë në zemrën e çdo shqiptari të ndershëm, na frymëzojnë ta çojmë përpara Shqipërinë dhe për të shkallmuar këdo që na pengon në rrugën e integrimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb