Presidenti Ilir Meta uron aktorin e madh shqiptar, Reshat Arbana, në 80-vjetorin e lindjes së tij, ku i bën dhe një dhuratë mjaft të veçantë, teksa i uron një buqetë me 80 trëndafila të bardhë.

Ndërsa në ‘Facebook’, Meta shkruan se Reshat Arbana është origjinal në çdo rol dhe frymëzues në çdo interpretim, me zë kumbues, talent i jashtëzakonshëm artistik.

“Shumë urime Nderit të Kombit dhe skenës shqiptare, mjeshtrit të papërsëritshëm të aktrimit, Reshat Arbana, në 80-vjetorin e Tij të lindjes!

Origjinal në çdo rol dhe frymëzues në çdo interpretim, me zë kumbues, talent të jashtëzakonshëm artistik dhe falë një personaliteti të rrallë që rrezaton fisnikëri, Reshat Arbana e ka pasuruar kulturën tonë kombëtare, duke u kthyer në një nga aktorët më të dashur popullorë për të gjitha brezat.

Me padurim presim ta rishohim në role të reja! Për Reshat Arbanën do të ketë vetëm pranvera! ?”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb