TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar festën e Sulltan Novruzit, duke dhënë një mesazh inkurajimi në këto ditë të vështira kur Shqipëria përballet me koronavirusin ashtu si e gjithë bota.

“Së bashku do t’ia dalim”, shkruan Kreu i Shtetit teksa uron që festimet të kthehen në lutje drejt Zotit për shëndetin e çdo anëtari të familjes tuaj dhe të gjithë shqiptarëve!

“Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari dhe besimtari bektashian! Festimet Tuaja në këto momente të vështira, por në një ditë që përkon me lindjen e Imam Aliut dhe që simbolizon lindjen e shpresës e rigjallërimit të natyrës, le të kthehen në lutje drejt Zotit për shëndetin e çdo anëtari të familjes Tuaj dhe të gjithë shqiptarëve! Së bashku do t’ia dalim! Zoti qoftë me ne gjithmonë! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar! ??”, shkruan presidenti Meta.

Meta Fb
Meta Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb