TIRANË

Vetëm pak orë para manifestimit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, jep një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Përmes një videoje në “Facebook”, Kreu i Shtetit thekson se Kushtetuta e popullit po pret popullin e Kushtetutës. Sipas tij, edhe pak momente ndajnë shqiptarët nga nisja e pranverës kuqezi.

“Të dashur motra dhe vëllezër, Kushtetuta e popullit po pret popullin e Kushtetutës. Edhe pak momente na ndajnë nga nisja e pranverës kuqezi. Mirësevini të gjithë”, thekson Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb