TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Vatikan, ku do të pritet në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Lidhur me këtë takim, Presidenti Meta ka folur sot edhe për prestigjozen italiane “Il Messaggero”.

I pyetur se çfarë pret nga kjo vizitë në Vatikan, Meta është përgjigjur se : “Ne falënderojmë Atin e Shenjtë për vëmendjen e veçantë që ka patur për Shqipërinë dhe mbështetjen për bashkëjetesën tonë shembullore fetare. Mbi të gjitha vendi ynë është vendi i Shenjtores Nënë Terezë dhe i Kardinalit Ernest Simoni-Troshani, i martirizuar për dekada në burgjet komuniste bashkë me dhjetëra klerikë të tjerë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: