Presidenti Ilir Meta, ka vizituar këtë të mërkurë Akademinë e Studimeve Albanologjike.

Meta thotë se ishte kënaqësi të bisedonte me profesorët atje, të cilat kanë ruajtur dhe promovuar trashëgiminë historike dhe kulturore të jashtëzakonshme.

Kreu i shtetit thekson ndër të tjera se Akademia e Studimeve Albanologjike ka luajtur një rol të madh për forcimin e identitetit tonë kombëtar, ndaj meriton të fuqizohet dhe të mbështetet më shumë.

Postimi i Metës:

Të shohësh nga afër kryeveprat dhe dëshmitë e forta të civilizimit të hershëm europian të kombit shqiptar, autokton në trojet e veta, është vërtet një ndjesi e papërshkrueshme krenarie dhe emocionesh.

Ishte një kënaqësi shumë e veçantë të vizitoja sot Akademinë e Studimeve Albanologjike dhe të bisedoja hapur me Profesor Luan Përzhitën dhe ekipin e mrekullueshëm të akademikëve, profesorëve dhe restauratorëve, të cilët punojnë me shumë përkushtim, për të ruajtur dhe promovuar një trashëgimi historike dhe kulturore të jashtëzakonshme, e cila duhet të jetë një prioritet edhe më i rëndësishëm mbarëkombëtar, për të gjitha institucionet shtetërore dhe jo vetëm.

Akademia e Studimeve Albanologjike, me një rol të madh për forcimin e identitetit tonë kombëtar, meriton të fuqizohet dhe të mbështetet më shumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb