President i Republikës Ilir Meta ka vizituar Muzeun Kombëtar në Tiranë.

Meta, me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se ka vizituar muzen me disa student të Universitetit të Tiranës, ndërsa shton se është e rëndësishme që historinë t’jua mësojmë brezave të rinj, duke garantuar të ardhmen e Atdheut.

Më tej, Meta thekson se Shqipëria duhet të jetë gjithmonë zgjuar në mbrojtje të lirisë, pasi ajo nuk fitohet një herë e përgjithmonë, por duhet mbrojtur në çdo kohë nga të gjithë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Shumë i lumtur që së bashku me një grup studentësh nga Fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës, të vizitoja sot pavionin e Pavarësisë në Muzeun Historik Kombëtar, ku është ekspozuar një pjesë e rëndësishme e epopesë së lavdishme të Luftës së Vlorës të vitit 1920.

Është thelbësore që historinë t’jua mësojmë brezave të rinj, duke garantuar të ardhmen e Atdheut. Nuk mund të lejojmë, që e shkuara të lihet në harresë, sepse siç na ka mësuar Ismail Qemali: “Një fëmijë që fle rritet. Një komb që fle vdes”.

Shqipëria duhet të jetë gjithmonë zgjuar në mbrojtje të lirisë, pasi ajo nuk fitohet një herë e përgjithmonë, por duhet mbrojtur në çdo kohë nga të gjithë. ??

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb