Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën “Nderi i Kombit”, arkeologun e mirënjohur durrsak, profesor Vangjel Vangjel Toçin.

Kreu i shtetit vlerësoi përmes një postimi në ‘Facebook’ arkeologun si një personalitet emblematik të kulturës shqiptare. “Puna shkencore dhe vepra e këtij personaliteti të madh tingëllojnë këmbanë alarmi për zgjimin e ndërgjegjes qytetare dhe kombëtare, veçanërisht kur betonizimi i pasurisë arkeologjike po vret botën antike të Durrësit dhe jo vetëm.”, shkruan Meta.

MESAZHI I METËS
Arkeologu i mirënjohur durrsak, Profesor Vangjel Toçi është një personalitet emblematik i kulturës shqiptare, të cilit do t’i jemi përherë mirënjohës për zbulimet e jashtëzakonshme në ndriçimin e identitetit kulturor dhe qytetërimit tonë të lashtë.
Do të mjaftonte zbulimi i dy prej monumenteve arkeologjike më të rëndësishme si, Amfiteatri antik i Durrësit e mozaiku ‘Bukuroshja e Durrësit’ për ta bërë të përjetshëm kujtimin e tij.
Ndaj në kuadër të kremtimit të 30-vjetorit të Shoqatës “Durrësi”, pata sot kënaqësinë të vlerësoja, në qytetin e tij të lindjes, Profesor Vangjel Toçin, me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.
Puna shkencore dhe vepra e këtij personaliteti të madh tingëllojnë këmbanë alarmi për zgjimin e ndërgjegjes qytetare dhe kombëtare, veçanërisht kur betonizimi i pasurisë arkeologjike po vret botën antike të Durrësit dhe jo vetëm.
Nderimi më i madh, që mund t’i bëjmë këtyre personaliteteve është mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë sonë të jashtëzakonshme kulturore. ??

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb