Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përgëzuar Partinë Demokratike për procesin e Primareve që u mbajt dje, nga ku do të dalin kandidatët për kryetarë bashkie që do garojnë për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Përmes një reagimi Meta thekson se ky ishte një proces transparent dhe civilizues në interes të demokracisë. Po ashtu Meta beri thirrje për pjesëmarrje ne proteste.

MESAZHI I METËS
Shumë urime për Partinë Demokratike për procesin transparent, civilizues dhe në interes të demokracisë direkte të Primareve.
Një hap i madh përpara!
Nesër të gjithë bashkë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë! ✌️??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb