Presidenti Ilir Meta reagon pas takimit në Presidencë me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian.

Kreu i Shtetit thekson se i ka siguruar ambasadorët se do të dekretojë menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

Ndërsa sa i përket ndryshimeve kushtetuese dhe hapjes së listave, të propozuara nga opozita parlamentare dhe të mbështetura nga kryeministri Edi Rama, Presidenti iu ka thënë diplomatëve se “çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjesojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”.

Mesazhi i Metës:

Kënaqësi të prisja sot Ambasadorët e Delegacionit të BE, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të aktedituar në Tiranë.

I sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.
I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjesojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. ????

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb