Presidenti i vendit, Ilir Meta në një konferencë për mediat nga Presidenca, ashtu si çdo të premte foli për ligjet që i kishte kthyer apo miratuar Qeverisë, ndërsa gjeti rastin të uronte Kosovën në 21 vjetorin e Çlirimit.

Presidenti e ndali më tej vëmendjen tek integrimi i Shqipërisë në BE, ku veçoi përmbushjen e 15 kushteve të vendosura ndaj Shqipërisë si mënyrën e vetme për përparim.

“Kjo është një javë me rëndësi sa i përket negociatave. KE do miratojë një raport për zbatimin e kushteve nga ana e Shqipërisë. Në këtë takim paraqita sugjerime për mënyrën si do zhvillohet procesi i bashkëpunimit gjithëpërfshirës. Zbatimi i 15 kushteve të BE është mënyra e vetme për të bërë përparim. Të kemi mundësi të bëjmë progres real. Dihet që më 1 korrik presidencën e BE e merr Gjermania. Shpresoj ti përgjigjemi me të njëjtin seriozitet si ata kanë ndjekur për vite këtë proces, duke bërë edhe sforco që dera e BE të jetë e hapur për Shqipërinë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: