TIRANE

Presidenti Ilir Meta ka treguar detaje nga takimi që zhvilloi sot me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi.

Në një dalje për mediat nga Presidenca, Meta tha se me Thaçin ka biseduar rreth zhvillimeve politike në Kosovë, siç ishte dhe ndrysemi i qeverisë së re. Mes të tjerash ai falënderoi për bashkëpunimin dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Nuk kemi biseduar për trazirat në Shqipëri. Ajo që kemi biseduar është se; Kosova të vazhdojë në rrugën e zhvillimeve demokratike. Pavarësisht qëndrimeve të fundit, edhe në raport me ndryshimet në gjykatën kushtetuese, kemi pasur ndryshme paqësore. Ndaj duhet të përshëndes dhe ish-kryeministrin Albin Kurtin që kemi pasur bashkëpunim gjatë këtyre muajve. Kosova dha një shembull të respektimit të institucioneve. Edhe kur nuk na pëlqejnë vendimet e tyre. Do respektojmë gjithmonë kushtetutën e Kosovës.” pohoi Meta.

Ndërkohë në një postim në facebook, Meta shkruan se me homologun Thaçi shprehëm gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Kënaqësi të takohesha sot me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi.
Shprehëm gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, me qëllim tejkalimin me sukses të pasojave social-ekonomike të pandemisë COVID-19, kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve, dhe stabilizimin e plotë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, veçanërisht me afrimin e sezonit veror turistik.
Është me rëndësi vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve, që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke por edhe të ardhmen e tyre në BE.
Bashkëjetesa midis shqiptarëve e serbëve është në interes të paqes, stabilitetit dhe perspektivës europiane të rajonit tonë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb