TIRANE

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, Preidenti Ilir Meta ka folur ndër të tjera edhe për akuzat e kryeministrit se është shkelur Kushtetuta me kthimin e disa ligjeve si dhe me mosdekretimin e Genc Cakës si ministër.

Presidenti Meta kishte marrë me vete Kushtetutën të cilët e hapi në emision dhe ndërsa  nenin 155 për financat.

Meta u shpreh se qytetarët duhet të jenë të qetë, pasi presidenti i Republikës merr vendimet e  tij vetëm sipas ligjit dhe Kushtetutës.

Unë kam ardhur me kushtetutë nëse doni detaje. Të gjithë qytetarët që na ndjekin duhet të jenë të qetë sa i takon presidentit të tyre, pasi cdo akt dhe veprim i tij ka qenë në interes të respektimit të Kushtetutës dhe në mbrojtje të interesave shtetrore. Aty u tha që Ilir Meta kthen ligjin për dividentin dhe kam shkelur kushtetutën. Neni 155 thotë tek Financat se taksat dhe tatimet përcaktohen me ligj. Kushtetuta thotë se ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese. Bëhet fjala për një dëm të madh, jo vetëm për shkelje të kushtetueës por dëm të madh të financave publike.

Unë mund të bëj edhe politikë, dhe të them se këto fonde do ti përfitojë një grup, që ka patur dijëni se do të bëhej një ligj i tillë. Cdo qëndrim i presidentit ka qenë vetëm në interes të ligjit. Nuk shqetësohem për sulmet, është e drejta e tij.  Çdo qëndrim i Presidentit është në respekt të Kushtetutës. Kuvendi është sovran dhe mori vendimin e  saj, por presidenti zbaton Kushtetutën. Është e qartë se kush e  shkel Kushtetutën”- tha Meta.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb