Grupi i famshëm Metallica ka njoftuar se do të ndërpresë turneun botëror për shkak të problemeve me alkoolin të këngëtarit James Hetfield.

Në një njoftim publik në faqen e grupit, të tre anëtaret shpjegojnë që vëllai i tyre James ka luftuar dhe lufton me varësinë e tij nga alkooli prej shumë vitesh.

Tani për fat të keq ai duhet të hyjë në një program trajtimi për të punuar sërish për shërimin e tij. Datat që janë shtyrë janë 17 tetor dhe 2 nëntor në Australi dhe Zelandën e re, ndërsa për tani mbetet e konfirmuar data 28 mars në Amerikë.

Njoftimi për shtrimin në spital të Hetfield vjen pikërisht në ditën e përvjetorit të vdekjes së Cliff Burton, kitarist i Metallicas nga 1982 në 1986.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb