TIRANE- Zv.Ministrit i Ekonomisë, Ervin Mete, në një komunikim me median u shpreh sot se, rritja ekonomike e tremujorit të tretë 2014 ka qenë 3.3%, mbështetur nga një rritje cilësore në sektorët e tregtisë, hotelerisë, industrisë përpunuese, ndërtimit dhe shërbimeve. Ky është tregues i qartë i funksionimit të modelit të ri ekonomik dhe të ndikimit që reformat e thella të qeverisë, po japin në ekonominë e vendit.

Sipas tij, përmirësimi i klimës së biznesit, siçështë konfirmuar dhe nga DoingBusiness apo vlerësime të tjera ndërkombëtare, lehtësimi i procedurave, tendenca në rritje e investimeve private dhe forcimi në tërësi i sektorëve bazë të ekonomisë, tregojnë se vendi po i rikthehet rritjes së konsoliduar ekonomike.

“Reformat e qeverisë në energji; në financa publike; në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura; paketat mbështetëse të manifakturës, të bujqësisë dhe së shpejti edhe të plastikës; reforma e pensioneve; reforma territoriale dhe, në tërësi, zbatueshmëria e ligjit – janë arsyeja e kësaj rritje, por mbi të gjitha janë dhe garantuesi i një rritjeje cilësore dhe të qëndrueshme ekonomike ne vazhdimësi”-deklaroi Zv/ministri Mete.

Ndersa nënvizioi faktin se, partneriteti i qeverisë me sipërmarrjen tashmë po prodhon efekte edhe mbi ekonominë reale. Ne jemi te vendosur qe këtë partneritet publik privat ta ngremë në një nivel edhe më të lartë dhe efektiv duke thelluar reformat, rritur performancën dhezbatimin e ligjit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: