Banorët e një qyteti të vogël rus në Republikën veriore të Karelias u mrekulluan pasi një sferë e ndritshme ndezi qytetin me një dritë ngjyrë blu.

Pamjet e rregjistruara nga kamerat tregojnë një tufë të ndezur që përshkon qiellin mbi qytet gjatë natës. Objekti qiellor u zhduk gjatë një ndezje të dritës blu të ndritshme mbi qytetin Segezha. Është e paqartë nëse goditi në tokë apo u shpërbë në atmosferë.

Shkencëtarët rusë thanë se ojekti misterioze mund të ketë qenë një meteor. Nënkryetari i shoqatës ruse të astronomisë dhe gjeodezisë, Sergey Smirnov, u tha gazetarëve se meteori nuk përbën kërcënim për askënd pasi ai u shpërbë ose u dogj në atmosferë.

 

 

 

(A.Ago, BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb