TIRANE-Sipas meteorologëve, duke filluar nga fillimi i kësaj jave, konkretisht pas 3 ditësh në të gjithë territorin do të kemi ulje të temperaturave. Sipas accuweather, temperaturat minimale do te arrijnë në  minus në disa qytete të vendit. Ndërkohë, sipas Meteoalb për të premten priten kthjellime e vranësira të shpeshta të cilat do dominojnë motin thuajse në gjithë vendin.

Parashikimi per te premten sipas Meteoalb:
Kthjellime e vranësira të shpeshta dominojnë motin thuajse në gjithë vendin, përjashtuar Verilindjen ku do ketë reshje të përkohshme. Mesdita shton vranësirat në pjesën më të madhe të vendit duke sjellë reshje të pakta në zonat Lindore dhe ekstremet Veri – Jug. Pasditja përmirëson motin në pjesën më të madhe të vendit por ekstremi Verior-Verilindor mbetet me shira të përkohshëm e dëborë të pakët, në zonat të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që ekstremumet të luhaten në 3 – 18°C.
moti
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: