TIRANE- Ndoshta nuk do ta besoni por ka ndodhur sot në kryeqytet. Rënia e reshjeve të shiut dhe breshërit pasuan me një rënie drastike të temperaturave, të cilat brenda 60 minutash shkuan në 18-29 gradë celsius, sipas Meteoalb.

Temperaturat deri në mesditë ishin relativisht të larta ndërsa gjatë stuhive të mesditës pati renie drastike me 10-14 gradë në zonat qendrore të prekura nga reshjet.

Orët vijuese do të zhvendosin vranësirat dhe rrebeshet e shiut drejt zonave juglindore, ndërkohë që Veriu dhe Qendra gradualisht do të kthjellohen.

Sipas Meteoalb, mbrëmja sjell mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat juglindore ku ende do të ketë vranësira të shpeshta.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: