Meteorologia Adiola Bani jep parashikimin e motit për gjithë javën, por edhe për çfarë na pret gjatë muajit nëntor.

Në një lidhje me skype në News 24, Bani tha se na pret një javë me diell e mot të kthjellët, pavarësisht se mëngjeset do të jenë të freskëta.

“Kjo javë do të jetë me mot të kthjellët deri ditën e premte. Fundjava pritet të ketë prezencë të vranësirave dhe ndonjë shi, por në zona të izoluara.

Në mëngjes ka pasur vlera të ulëta me 2 apo 3 gradë celsius që në mesditë të shkojë 22 apo 23. Por duke nisur nga nesër vlerat do të rriten disi në mëngjes, do të shkojnë në 4 apo 5 gradë, ndërsa në mesditë temperaturat pritet të shkojnë deri në 23 gradë celsius”,- tha sinoptikania.

Po ashtu ajo u shpreh se edhe muaji nëntor pritet të jetë i kthjellët kryesisht me temperatura tipike të stinës. “Në nëntor presim të ketë vlera tipike të muajit. Do ketë edhe ditë më të freskëta, por në përgjithësi do jenë të kthjellëta”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: